Ndryshime në Spitalin e Gostivarit. Ylber Ademi emërohet U.D Drejtor

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 3 Janar, 2023 13:38

Ndryshime në Spitalin e Gostivarit. Ylber Ademi emërohet U.D Drejtor

Ndryshime në udhëheqjen e Spitalit të Gostivarit. Nga Ministria e Shëndetësisë ushtrues detyre drejtor është caktuar Dr. Ylber Ademi, i cili edhe më herët e ka ushtruar postin e drejtorit në këtë institucion, njofton Gostivari Sot.

“Sot, nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë pranova vendimin për të drejtuar me Spitalin e përgjithshëm “Dr. Ferid Murad”, në Gostivar si ushtrues detyre, Drejtor. Është një përgjegjësi e madhe për mua, dhe me përkushtimin më të madh do të mundohem të jem në krye të detyrës që më është besuar”, tha Ademi.

Ademi në krye të Spitalit të Gostivarit vjen duke zëvendësuar Jakup Jakupin, drejtor i deritanishëm.

“Dëshiroj të faleminderoj drejtorin e deritanishëm Dr. Jakup Jakupi për angazhimin dhe kontributin e tij, gjatë këtyre viteve”, shton Ademi. Gostivari Sot

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 3 Janar, 2023 13:38