Ndalohet importimi i patateve nga Serbia

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 29 Mars, 2021 19:26

Ndalohet importimi i patateve nga Serbia

Inspektorati Fito-sanitar pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekomisë së Ujrave, ku ministër është Arijanit Hoxha, ka ndaluar hyrjen e patateve të Sërbisë.

Një gjë e tillë ka ardhur si pasojë e pranisë së një lloji të bakterjes në patatet serbe, e cila është e rrezikshme dhe e ndaluar sipas kritereve vendase dhe ndërkombëtare për ushqim.

Mësohet se nuk do të lejohet importimi i patateve nga Serbia për periudhën e mbetur të kësaj kulture, që është rreth tre javë.

Ndërkaq nga MBPEU bëjnë të ditur se munges patatesh në treg nuk do të ketë pasiqë një sisa i madhe e patateve vendore janë në dispozicion për këtë periudhë.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 29 Mars, 2021 19:26