Ndalesë e tërësishme edhe në fitnes klubet

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 5 Prill, 2021 13:58

Ndalesë e tërësishme edhe në fitnes klubet

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) të cilat parashikojnë që ora policore të filloj në ora 20:00 dhe të zgjas deri në ora 05:00 të mëngjesit. Ndërkohë si masë tjetër sot është miratuar edhe mbyllja e lokaleve dhe objekteve gastronomike, që do të hyj në fuqi nga dita e mërkurë.

“Në seancën e sotme sollëm vendim për masa shtesë me qëllim të mbrojmë shëndetin publik. Shumë epidemiolog thonë se mutacioni britanik ka marrë hov të madh në vendin tonë. Andaj sollëm vendim se masat e reja restriktive janë të patjetërsueshme sidomos në prag të festave të reja. Numri i të infektuarve të ri si pasoj i virusit po rritet por edhe vdekshmëria po rritet. Ekziston një ngarkesë e madhe të sistemit shëndetësorë por edhe punonjësve shëndetësorë që për çdo ditë po luftojnë që të shpëtojnë jeta. Vendimi sjell ndalesë të lëvizjes prej orës 20:00 deri ora 5:00 që do të zgjasë për dy javët e ardhshme. Ndalesë e tërësishme e qytetarëve në të gjitha objektet gastronomike. Përjashtim në këtë vendim, janë objektet hotelierike në aeroportet në Shkup dhe Ohër. Ndalesë e tërësishme edhe në fitnes klubet. Bujqve iu mundësohet lëvizje në bazë të lejes dhe nevojave që kanë. Gjithë qytetarët që jetojnë në banesa, e që kanë kafshë shtëpiake, kanë të drejt një orë të dalin për ti shëtitur jo më larg se 100 metra nga banesa ku jetojnë”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, ndërsa shton se do të ketë kontrolle policore me qëllim që të parandalohen grupimet masovike të qytetarëve.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 5 Prill, 2021 13:58