Ndahet nga jeta albanologu Veli Veliu nga Gostivari

Driton Zenku
Nga Driton Zenku 31 Gusht, 2021 09:28

Ndahet nga jeta albanologu Veli Veliu nga Gostivari

Në moshën 86 vjeçare ka ndërruar jetë albanologu Veli Veliu me prejardhje nga Llakavica e Gostivarit. I ndjeri ishte i njohur për shumë vepra që dhanë kontribut të madh për albanologjinë, njofton Gostivari Sot

Veliu njihet si profesor doktor shkencas i parë ndër shqiptarët e Gostivarit dhe rrethinës. Në vitin 1962 diplomoi në Fakultetin Filozofik, dega e gjuhës dhe letërsisë frënge, për të vijuar studimet e magjistraturës në Universitetin e Zagrebit, Fakulteti Filozofik. Në vitin 1974 morri titullin magjistër në lëmin e letërisë krahasimore. Në vitin 1981 e mbroi tezën e doktoraturës në Fakultetin e Filozofisë në Dijon të Francës.

Nga viti 1961 për dhjetë vite me radhë ishte profesor në Gjimnazin e Gostivarit, për të vijuar tre vite në Bibliotekën Popullore dhe Universitare të Коsovës. Për 30 vite punoi si ligjërues i gjuhës dhe letërsisë frënge në Fakultetin e Fillozofisë, dega e e Gjuhës dhe Letërsisë Frënge.

Veliu ishte autor i mbi 70 punimeve shkencore dhe botimeve të tjera. Varrimi të ndjerit bëhet sot në ora 13 në vendlindjen e tij. Redaksia e Flaka Media Grup (Flaka, Lobi dhe Gostivari Sot), shpreh ngushëllime deri te familja Veliu.

Driton Zenku
Nga Driton Zenku 31 Gusht, 2021 09:28