Ndahet ELEM nga ESM

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 20:38

Ndahet ELEM nga ESM

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njoftoi se Qeveria sot mori vendime që ELEM Turs të ndahet nga SHA ESM dhe do të funksionojë si një subjekt i pavarur, ndërsa Liqeni Treska të shpallet zonë zhvillimore turistike .

“Qeveria sot mori vendim ELEM Turs të ndahet nga SHA ESM dhe do të funksionojë si subjekt i pavarur. Më pas do të fillojë procedurë për Partneritet Publik Privat (PPP) për zhvillimin e Ski-qendrës Kodra e Diellit. Me këtë vendim krijohen kushte për investime të reja në zhvillimin e Kodrës së Diellit”, shkruan Bekteshi.

Ministri njofton gjithashtu se Qeveria sot mori vendim për të shpallur Liqenin Treska në Saraj në Zonë zhvillimore turistike.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 20:38