Napoli befason Milanin në “San Siro”

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 14 Mars, 2021 22:40

Napoli befason Milanin në “San Siro”

Skuadra e Napolit arkëtoi 3 pikë në terrenin e Milanit, për të vazhduar garën për një vend në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Pasi që pjesa e parë u mbyll pa ndryshim të rezultatit fillestar, në vazhdim mysafirët arritën që të shënojnë në portën e skuadrës së Milanit. Ishte një kundërsulm i shpejtë i Napolit, kur Zielinski asistoi për Politanin që ky I fundit me një goditje tejet precize të mposht portierin Donaruma.

Vendasit nuk arritën që të gjejnë rrugën deri te barazimi, ndërsa në fund të saj, mbetën pa një lojtarë, pas kartonit të kuq të Rebiqit. Ai u ndëshkua me të kuq pasi nuk u pajtua me vendimin e arbitrit dhe shprehu pakënaqësi, andaj arbitri e largoi menjëherë nga fusha. Me këtë fitore, Napoli ngritët në pozitën e pestë me 50 pikë, derisa Milan mban vendin e dytë me 56 pikë.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 14 Mars, 2021 22:40