Muriqi: Kosova është shtëpia ime

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 24 Mars, 2021 22:58

Muriqi: Kosova është shtëpia ime

Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka kaluar me sukses testin miqësor kundër Lituanisë duke triumfuar me rezultat të thellë 4:0 në ndeshjen e zhvilluar sonte në stadiumin ” Fadil Vokrri” në Prishtinë. I kënaqur me paraqitjen e tij ishte edhe Vedat Muriqi, i cili arriti të shënoi një gol të bukur pas një harkimi fantastik nga Milot Rashica.

“Sa i përket Kosovës, kjo është shtëpia ime. Besoj se sic patëm thënë pas ndeshjes me Ukraninën, mos të bëhemi si do kombëtare. Shihet që kemi lojtarë me kualitete të mëdha, mezi presim të grumbullohemi. Unë pata disa raste të mira”, tha Muriqi. Kosova më 28 mars e pret Suedinë, kurse tri ditë më vonë udhëton te Spanja.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 24 Mars, 2021 22:58