Mungojnë regjistrues, ESHS shpallë përsëri konkurs

Xh M
Nga Xh M 19 Mars, 2021 10:40

Mungojnë regjistrues, ESHS shpallë përsëri konkurs

Enti Shtetëror për Statistika përsëri ka publikuar një konkurs për regjistrues lokal për regjistrimin e popullsisë, banesave dhe amvisërive 2021.

Thirrja ka të bëjë vetëm për rajonet ku mungojnë regjistruar, me qëllim që të respektohet principi që çdo zonë lokale të ketë regjistrues që e njeh vendin dhe banorët aty ku jeton, si dhe të ketë mjaftueshëm regjistrues të cilët procesin mund ta bëjnë në gjuhën që garantohet me Kushtetutë.

Konkursi vazhdon deri më 20 mars 2021.

Të gjithë të interesuarit të paraqiten në konkursin e hapur në linkun në vijim: https://popis2021.stat.gov.mk/konkursi/DopolnitelenKonkursZaPopisuvaci_3_mk.pdf

Këtu mund të konkurojnë dhe ata të cilët u paraqitën në konkursin e parë po nuk patën mundësi të marin pjesë në testim. Për angazhimin e këtyre personave janë paraparë honorare të cilat do të vlerësohen nga regjistrimet e realizuara. Honoraret do të sillen nga 400 deri në 600 euro. Burimi Zhurnal.

Xh M
Nga Xh M 19 Mars, 2021 10:40