Mungesa e acidit folik gjatë shtatzanisë
Mangësia e acidit folik është mjaft e rëndësishme në periudhën e parë të shtatzanisë sepse çon në defekte të lindura të tubit nervor (spina bifida).
Prandaj është e këshillueshme që nënat që kanë planifikuar shtatzëni të bëjnë profilaksinë me acid folik tre muaj përpara e në vazhdim.
Sigurisht që me këshillimin e mjekut për përcaktimin e saktë të dozës.
Kushte të tjera kur kemi anemi mund të përmendim sëmundje kronike të veshkave, çrregullime të tiroides, kanceri, artriti rheumatoid, diabeti, mosha e vjetër, stresi, çrregullimet e presionit arterial, çrregullime të koagulimit të gjakut, zmadhimi i shpretkës, valvulat e zemrës (protezat valvulare).
Simptomat e mungesës së hekurit
1. Lodhje gjatë gjithë kohës
2. Zhvillim të pakët fizik dhe mendor tek fëmijët dhe ecuri jo e mirë në shkollë
3. Inflamacion në gjuhë
4. Probleme në temperaturën e trupit
5. Sistem të dobët imunitar