MPJ apel komunave: Të përdoret emri i ri kushtetues i vendit

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 2 Nëntor, 2021 15:11

MPJ apel komunave: Të përdoret emri i ri kushtetues i vendit

Lidhur me ngjarjet e fundit në seancat konstituive të Këshillit të Komunave të Shtipit dhe komunës së Aerodromit, Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësim nga aktet e një pjese të këshilltarëve të zgjedhur në zgjedhjet e fundit lokale lidhur me nënshkrimin e deklaratës solemne në pajtim me Ligjin e Vetëqeverisjes Lokale dhe fton në zbatimin në vazhdimësi të dispozitave kushtetuese dhe ligjore për emrin e shtetit.

“Me Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes finale, Vendimi për shpalljen e amendamenteve ХХХIII, XXXIV, XXXV dhe ХХХVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe Ligjit kushtetues për zbatimin e amendamenteve XXXIII deri XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Nga janari i vitit 2019, emri kushtetues i shtetit është Republika e Maqedonisë së Veriut dhe se të gjitha Institucionet shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale janë të obliguara ta respektojnë Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ti harmonizojnë të gjitha aktet të cilat i sjellin me Kushtetutë”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 2 Nëntor, 2021 15:11