Moti do të jetë me diell dhe i ftohtë

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 21 Dhjetor, 2021 08:25

Moti do të jetë me diell dhe i ftohtë

Moti do të jetë me diell dhe i ftohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior, më e shprehur përgjatë Vardarit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -8 deri në -1 ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 0 deri në 9 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me diell dhe i ftohtë me vranësira të vogla lokale dhe me erë të lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri në -7 ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 5 gradë Celsius.

Deri të shtunën do të mbizotërojë mot stabil dhe i thatë. Moti i kthjellët do të kushtëzojë ditëve në vijim temperaturat e mëngjesit të jenë të ulëta, veçanërisht të mërkurën dhe të enjten kur vende-vende do të ulen edhe nën minus 10 gradë Celsius. Të premten dhe gjatë fundjavës nëpër disa fushëgropa do të ketë mjegull.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 21 Dhjetor, 2021 08:25