Mot i vranët dhe me shi, në male borë

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 4 Prill, 2021 08:50

Mot i vranët dhe me shi, në male borë

Moti sot do të jetë i vranët dhe i ftohtë me shi, i cili do të jetë me borë në male dhe në disa vende më të larta në pjesët veriore. Reshjet më të mëdha priten në pjesët perëndimore, ndërsa lokalisht do të bie shi mbi 20 l/m2. Do të fryjë erë e fortë veriore, veçanërisht përgjatë Vardarit, kurse temperatura ditore do të ulet ndjeshëm. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 2 deri në 8, ndërsa maksimalja nga 5 deri në 13 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i vranët dhe i ftohtë me reshje shiu dhe erë të fortë veriore. Temperatura minimale do të jetë rreth 5, ndërsa maksimalja vetëm deri në 6 gradë.

Nesër do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit me rritje të temperaturës ditore dhe një valë e re e lagësht pritet të martën në fund të ditës dhe të mërkurën, kur do të fryjë përsëri një erë e fortë veriore. Temperaturat e mëngjesit në fund të javës në shumë vende do të jenë negative, njofton DPHM.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 4 Prill, 2021 08:50