Minutat e para të orës policore në Gostivar

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 6 Prill, 2021 18:48

Minutat e para të orës policore në Gostivar

Nga sonte ora 20:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit Maqedonia e Veriut do të jetë në orë policore. Ora Policore, nga ora 20 ka filluar të zbatohet edhe në qytetin e Gostivarit, njofton Lobi

Ekipi i Lobit ndodhej në terren dhe nga ora 20:00 deri ora 2O:30 realizoi pamje nga rrugët kryesore të qytetit. Siç mund të vërehet nga pamjet, qytetarët e Gostivarit i janë bindur vendimit të qeverisë, dhe rrugëve nuk shihej ndonjë numër i madh i qytetarëve, në përjashtime të disa rasteve që shpejtonin për të arritur në banesat e tyre. Kjo mund të thuhet për minitat e para të orës policore.

Masat restriktive do të zgjasin deri më 20 prill. Ky vendim u mor dje në senacën e 63-të Qeverisë me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive. Lobi

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 6 Prill, 2021 18:48