“Ministria për Kulturë “fsheh” dokumentet, më pas refuzon projektet e artistëve shqiptarë”

Driton Zenku
Nga Driton Zenku 19 Mars, 2021 12:06

“Ministria për Kulturë “fsheh” dokumentet, më pas refuzon projektet e artistëve shqiptarë”

Vetëm që mos t’i pranojë projektet nga shoqëri e artistë shqiptarë, Ministria e Kulturës nga aplikimi u ka tërhequr atyre dokumente prej ku pastaj ua ka refuzuar kërkesat. Kjo i ka ndodhur shoqërisë kulturore artistike “Jahi Hasani” nga Çegrani të cilës nga Komisioni Ndërkombëtar pranë Ministrisë për Kulturë ua tërheqin ftesën për pjesëmarrje në një festival ndërkombëtar në Uzbekistan. Drejtori i kësaj shoqërie, Zani Memedi thotë se kjo është bërë qëllimisht, pasi si dëshmi kanë e-mailin zyrtarë dhe dokumentet e dorëzuara për aplikim se atyre nuk u ka munguar ftesa.

“Kemi konkuruar me programe, me dokumente adekuate dhe ne sot jemi këtu te TV Globi për të shprehur reagimin e artistëve, pasi jo vetëm se nuk është pranuar ajo që ne kemi kërkuar, por ka pasur tentim me dashje për të na dëmtuar pasi është tërhequr një dokument zyrtarë nga dokumentet e tjera që janë dorëzuar në këtë projekt. Bisedohet për projektin në Uzbekistan për pjesëmarrje në “Ditët e Nevruzit” i cili ndoshta shtyhet për shkak të pandemisë. Në ato dokumente nga konkurimi dhe elaborati dhe nga pjesa që ne e kmei mbushur formularin, me tentim, me dashje është tërhequr dokumenti apo ftesa zyrtare. Siç shkruan në arsyetimin e Ministrisë për Kulturë paska munguar ftesa zyrtare që aspak nuk është e vërtetë dhe ne këtë mund ta dëshmojmë edhe nga e-maili zyrtarë, por edhe nga dokumentet kur i kemi dorëzuar në bazë të kërkesës që kërkohej në aplikim”, deklaroi Zani Memedi, drejtor i SH.K.A “Jahi Hasani”.

Memedi thotë se, për siç pretendon, rastin skandaloz ndaj tyre nga Ministria e Kulturës, duhet të merret gjykata. Ai ka vërejtje dhe paralajmëron ankesë edhe për tre projekte të tjera që u janë refuzuar nga dikasteri i kulturës. Nga katër projekte, vetëm për njërin u kanë pranuar 15 për qind të shumës që kanë kërkuar.

“Ditëve në vazhdim presim përgjigjet tjera. Një kemi marrë deri më tani se nga katër projekte ka kaluar një shumë prej 15 për qind nga ajo që ne kemi kërkuar për Festivalin Ndërkombëtar “Rudina Fest”, i cili për herë të parë realizohet këtë vit në Gostivar dhe Çegran. Është shumë e vogël dhe për këtë do të bëjmë ankesë, por edhe për shkuarjen në Uzbekistan për të cilin i takon gjyqësorit që të merret me të pasi bëhet fjalë për rast me shkelje të rëndë dhe shëmtuese. Na dëmton neve si kulturë dhe ka revoltë nga artistët pasi ftesën e kemi nga tetori i vitit të kaluar dhe tani në vitin 2021 na thonë se nuk e kemi ftesë, realisht duket se është një tentim ogur-zi dhe i zymtë për ne që merremi me kulturë. Ministresha e ka një moment që fjalët që i tha në konferencë shtypi ti dëshmon sot dhe menjëherë të shojnë në Komisionin Ndërkombëtar dhe të shoh kush e ka bërë këtë veprim i cili e ka dëmtuar jo vetëm “Jahi Hasanin”, por e ka dëmtuar kulturën shqiptare, e ka dëmtuar edhe RMV-në pasi ne në Uzbekistna do të shkonim si shqiptarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Zani Memedi, drejtor i SH.K.A “Jahi Hasani”.

SH.K.A “Jahi Hasani” në programin vjetor të vitit të kaluar ka konkuruar me katër projekte në Ministrinë për Kulturë. Kanë qenë dy valleve koreografike në sektorin e folklorit, pastaj Festivali Nërkombëtar “Rudina Fest” poashtu në sektorin e folklorit, një ka qenë te botime për “Mongrafia e SH.K.A Jahi Hasani – Çegran” dhe për shkuarjen në Festivalin e Uzbekistanit i cili duhet të mbahet në muajin prill ose maj të këtij viti.

Driton Zenku
Nga Driton Zenku 19 Mars, 2021 12:06