Milloshoski: Osmani të raportojë për udhërrëfyesin me Bullgarinë

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 13 Qershor, 2021 16:34

Milloshoski: Osmani të raportojë për udhërrëfyesin me Bullgarinë

Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, Antonio Milloshoski kërkoi që Ministri i Punëve të jashme Bujar Osmani të raportojë për udhërrëfyesin me Bullgarinë para Komisionit për Politikë të Jashtme. I mënjëhershëm ishte reagimi i osmanit i cili njoftoi se do të bëj çdo përpjekje që të mërkurën të jem në Shkup dhe t’i drejtohem Komisionit për Politikë të Jashtme.

Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, Antonio Milloshoski njoftoi se të mërkurën në ora 15:00 do të caktojë seancë në komision dhe do ta thërrasë ministrin Bujar Osmani ta paraqesë Planin e propozuar aksional dhe propozim-udhërrëfyesin.

Më 11 qershor, pas protestave të opozitës, ministri i MPJ-së deklaroi se është i gatshëm të raportojë para deputetëve për bisedimet kontraverze që dyshja Zaev – Buçkovski i udhëheqin me Bullgarinë. Të rikujtoj se para gjashtë muajve, më 16 janar, e njëjta qeveri e miratoi konkludimin që para deputetëve të paraqiten informacionet për planin e propozuar aksional për të cilat bisedohet me Bullgarinë, por deri tani në vend të llogaridhënies kishim heshtje, jotransparencë dhe nënçmim të Maqedonisë”, tha Milloshoski.

Thirrjes së Deputetit Antoni Milloshovski iu është përgjigjur Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili njoftoi se do të bëjë çdo përpjekje që të jetë në Shkup të mërkurën dhe t’u drejtohet deputetëve dhe anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvend. Ai kërkoi nga deputeti Antonio Milloshoski që të caktojë seancën dhe të zgjedhë ambasadorët e rinj.

Do t’i bëj të gjitha përpjekjet për ta ndërprerë ofanzivën aktuale politike që të mërkurën për disa orë të jem në Shkup për t’iu drejtuar deputetëve dhe anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pres që së paku, me të njëjtin zell edhe Antonio Milloshoski të caktojë seancën në të cilën do t’i prezanojnë tezat edhe Ambasadorët e zgjedhur”, shkruan Bujar Osmani në rrjetin social Facebook.

Sipas deputetit Antoni Milloshovski në vendet demokratike temat më të rëndësishme nacionale vet qeveritë nisin debat në Kuvend, ndërsa në regjimet hibride siç thekson ai, siç është në Maqedoni, nevojiten protesta për ta detyruar ministrin të japë llogaridhënie para deputetëve.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 13 Qershor, 2021 16:34