Milan eviton disfatën/ Lazio dhe Napoli fitojnë, barazon Roma

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 3 Prill, 2021 19:18

Milan eviton disfatën/ Lazio dhe Napoli fitojnë, barazon Roma

Napoli vuajti më shumë se c’u mendua në ndeshjen me Crotonen për javën e 29 të serie A. Skuadra napoletane u bë protagoniste e një ndesjhjej të çmendur të cilën e fitoi 4-3.

Napoli mori avantazhin 3-1 pas golave të Insignes, osimhen dhe mertens, ndërkohë që për crotonen shnoi nëanko, por skuadra e Gattusos e coi dëm këtë avantazh pasi Crotone barazoi në 3-3 me Nwanko sërish dhe Messias. Di lorenzo ishte ai që i dha fitoren skuadrës së gattusos.

Fitore të vështirë shënoi dhje lazio ndaj Spezias me rezulatin 2-1 në një ndeshje frenetike dhe ku nuk mungoi nervozizmi. gjithcka ndodhi në pjesën e dytë me Lazzarin që i dha avantazhin skuadrës së Inzaghit, por Spezia barazoi me nje gol spektakolar me roveshatë të Verde. Caicedo me 11 metërsh ktheu lazion në avantazh duke e cuar rezultatin në 2-1, ndërkohë që pati momente zënke mes lojtarëve të të dy skuadrave me lazion që e mbylli sfidën me 9 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Lazzarit dhe Correas.

Roma nuk ia doli dot që marrë 3 pikët në sfidën me Sassuolon dhe sfida mes këtyre dy skuadrave përfundoi me barazimin 2-2. Roma mori avantazhin me
Pellegrinin me 11 metërsh, por Sassuolo u përgjigj duke barazuar me Traore. verdhekuqtë morën sërish avantazhin me peres por edhe këtë radhë Skuadra e fonsecas nuk mundi dot ta ruajë pasi Sassolo barazoi përsëti, këtë radhë me Raspadorin.

Milani zhgënjeu tifozët e tij pasi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Sampdorian në SanSiro. historitë e kësaj sfide u zhvilluan në pjesën e dytë pasi 45 minutat e para u mbyllën me barazimin 0-0. Ishte pikërisht Sampdoria që mori avantazhin me Quagliarellan. Dy minuta më vonë, Sampdoria mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Adrien Silvas. Skuadra e Claudio Ranierit u duk se po merrte një fitore të rëndësishme, por 3 minuta nga fundi, Hauge shpëtoi Milanin teksa shënoi golin e barazimit 1-1 duke i dhënë mundëinë milanezëve të evitojnë disfatën

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 3 Prill, 2021 19:18