Messi rikthen test negativ me Covid-19, fillon stërvitjet i vetëm

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 7 Janar, 2022 00:25

Messi rikthen test negativ me Covid-19, fillon stërvitjet i vetëm

Lionel Messi është rikthyer në stërvitje me Paris Saint-Germain pasi që ka rikthyer një test negativ me Covid-19 pas rikthimit në Francë, raporton “Diario Sport”.

Messi rezultoi pozitiv me Covid-19 gjatë periudhës së Krishtlindjeve në Argjentinë, kështu duke e pezulluar rikthimin e tij në Paris, përcjell Gazeta inFokus.

Por, tani ylli argjentinas është rikthyer në stërvitje por në seanca është i vetmuar, kurse synon që të rikthehet në skuadrën e Mauricio Pochettinos për ndeshjen këtë vikend kundër Lyonit.

Messi nuk është i vetmi që ka rezultuar pozitiv me Covid-19 te PSG, pasi që Layvin Kurzawa, Juan Bernat, Sergio Rico, Gianluigi Donnarumma, Danilo Pereira and Nathan Bitumazala po ashtu janë pozitivë me Covid-19.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 7 Janar, 2022 00:25