Mesi: Koronavirusi më mori më shumë kohë

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 14 Janar, 2022 09:01

Mesi: Koronavirusi më mori më shumë kohë

Lionel Mesi ka rezultuar sërisht pozitiv me Covid-19, në ditën e parë të vitit 2022. Ylli i PSZH-së humbi takimet ndaj Vanes në Kupën e Francës dhe atë kundër Olimpik Lionit në Ligue 1.

“Siç e dini, unë kam pasur Covid-19 dhe doja t’u falënderoja për të gjithë mesazhet që më keni dërguar. Koronavirusi më mori më shumë kohë se sa mendoja, por pothuajse jam shëruar dhe mezi po pres të rikthehem në fushë. Jam stërvitur këto ditë për të mos e humbur formën. Na presin sfida shumë të bukura këtë vit dhe uroj të shihemi sa më shpejt. Faleminderit”, shkruan në instgram gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë”.

Mesi po luan sezonin e parë me PSZH-në, deri tani ka realizuar një gol në kampionat dhe pesë në Ligën e Kampionëve dhe objektivi i madh është triumfi në kompeticionin më të rëndësishëm me ekipin francez.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 14 Janar, 2022 09:01