Mërgata në Itali po mobilizohet për regjistrimin

Driton Zenku
Nga Driton Zenku 20 Mars, 2021 21:18

Mërgata në Itali po mobilizohet për regjistrimin

Shoqata Kulturore Rilindja e themeluar në vitin 2011 ne qytetin L’Aquila ne Itali, ka mobilizuar anëtarësinë dhe është vënë në disponim të mërgatës shqiptare nga Repbulika e Maqedonisë së Veriut përgjatë procesit të regjistrimit, njofton LOBI.

Në një bisedë për Portalin LOBI, kryetari i shoqates Salihi Abdula, shprehet që këto ditë po jepet mbështetje për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me ndërmjetësimin gjuhësor me institucionet lokale.

“Po mbështesim mërgatën me informacion dhe ndërmjetësim ndërmjet bashkëkombësve dhe Ambasadës së vendit të origjinës ,dhe japim mbështetja në realizimin e të drejtave në raport me institucionet lokale. Në të gjitha këto vite shoqata ka qenë një promovuese e ngjarjeve kulturore, fetare dhe sportive me qëllim identifikimin e pikave të ndarjes me komunitetin pritës për të përmirësuar procesin e integrimit”, shprehet ai.

Në rajonin e Abruzzo-s, thotë Abdulai, ku L’Aquila është kryeqendra, komuniteti i Republikës së Maqedonisë së Veriut është afër tre mijë e pesëqind, krahasuar me mbi pesëdhjetë e pesë mijë në të gjithë territorin italian, numëri sipas ISTAT në rënie në pesë vitet e fundit, si për shkak të imigracionit në vendet e tjera te jashme për punë, ashtu edhe për posedimin e shtetësisë italiane.

“Ishte e paimagjinueshme të mendohej se shoqata nuk do të  vendosej në lëvizje në lidhje me regjistrimin2021  e popullsisë së Republikës te Maqedonisë së Veriut në diasporë. Shoqata u vë në dispozicion të bashkatdhetarëve të saj, në përputhje të plotë me rregullat anti-covd19,në  selinë e saj me vullnetarët e saj për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë në regjistrimin. Shfrytëzoj rastin të  bëj një apel për të gjithë bashkatdhetarët kudo që ndodhen të përmbushin detyrën e tyre morale dhe etike në regjistrimin e tyre dhe të familjeve të tyre, është një mundësi për të sqaruar se cilët janë numrat realë, numra që flasin për identitet, gjuhë dhe të drejtat, tre shtyllat themelore për ekzistencën e një populli të civilizuar. Gjuha e kuptuar si trashëgimi e civilizimit, një trashëgimi identitare e një populli,  identitetin kulturor që secili popull ose komunitet zhvillon gjatë ekzistencës së tij, një mënyrë e veçantë për të konsoliduar jetën dhe në fund  të drejtat, të mos konsiderohen si privilegj, por më tepër si nevojë natyrore e çdo populli”, shprehet kryetari i shoqates Salihi Abdula.

Si kryetar i shoqatës, shprehet ai. do të doja të tregoja optimizmin tim në lidhje me vizitën e ministrit të jashtëm, i cili la një sinjal pozitiv për shoqatat dhe për bashkatdhetarët e tyre.

“Ne shpresojmë që të jetë një takim që shënon fillimin e një serie takimesh që qeveria jonë të ofrojë vëmendje më të madhe për diasporën, e cila eshte  pjesë integrale e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shprehet Abdula Salihi.

Procesi po zbatohet duke respektuar masat anti-covid.

Diaspora shqiptare po mobilizohet me të madhe në procesin e regjistrimit të popullatës (mërgatës shqiptare) nga Maqedonia e Veriut në shtetet ku jetojnë dhe veprojnë përkohësisht. Me ditën e shtunë, sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, deri në orën 11:00 të ditës së sotme, në ueb faqen “census.stat.gov.mk” janë regjistruar 87.905 mërgimtarë. LOBI

Driton Zenku
Nga Driton Zenku 20 Mars, 2021 21:18