Me qindra punëtorë kanë mbetur pa pagat e shkurtit

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 2 Prill, 2021 13:48

Me qindra punëtorë kanë mbetur pa pagat e shkurtit

Rreth 1000 punonjës kanë mbetur pa pagat e shkurtit për shkak të pakos së pestë që është bllokuar në Kuvend. Drejtoria e të Ardhurave Publike thotë se bëhet fjalë për 10.7% të kompanive dhe kryerës individual të veprimtarive, që nuk kanë arritur të paguajnë paga. Deri më tani, kompanitë kanë marrë vetëm paralajmërime. Drejtoria nuk do të merr masa më të ashpra aty, ku shkak për këtë është pritja e ndihmës shtetërore për pagesën e pagave.

Nuk do të bllokojmë atje ku nuk ka arsye, po flasim për një situatë ku në këtë moment kompani të caktuara janë duke pritur mbështetje financiare dhe ndoshta kjo është arsyeja pse në llogaritjet e tyre të kontabilitetit që i kanë bërë si tatimpagues, kanë pritur që kjo mbështetje financiare do të mbërrijë në kohë, duke mos pasur mjete në këtë moment të paguajnë pagë, kjo është evidentuar te ne kemi dorëzuar paralajmërime – deklaroi Sanja Llukarevska, drejtore e DAP.

Nga ky muaj, kompanitë që e përfunduan financiarisht vitin 2020 me bilanc pozitiv do të jenë të detyruara të kthejnë 50 % të ndihmës së marrë shtetërore për pagën në tre këste mujore pa interes.

Për realizimin e të gjitha këtyre masave për mbështetjen e ekonomisë, shteti ka ndarë dhe ka paguar tetë miliardë denarë ose 135.344 milion euro. Detyrimi për të shlyer ndihmën e marrë financiare është në vlerë prej 1 miliard denarë ose rreth 20 milion, gjegjësisht 14.5 % nga mbështetja e paguar – u shpreh Sanja Llukarevska, drejtore e DAP.

DAP gjithashtu shqyrton kërkesat e paraqitura nga kompanitë që duan ndihma e marrë shtetërore të shndërrohet në grant. Kjo ka të bëjë me kompanitë që e kanë përfunduar vitin me fitim, por i kanë investuar paratë në kapital njerëzor ose për punësim operativ, kështu që, ata nuk do të duhet t’i kthejnë paratë. Burimi: Alsat

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 2 Prill, 2021 13:48