Më pak të paraqitur për vaksinim sesa janë të infektuara

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 27 Mars, 2021 20:26

Më pak të paraqitur për vaksinim sesa janë të infektuara

Deri më tani, 111.347 qytetarë janë regjistruar në uebfaqen e MSH-së për dhe përmes mjekëve amë për vaksinimin. Numri i të paraqiturve është më i ulët se numri aktual i qytetarëve të infektuar me virusin corona, shkruan Agjencia e Lajmeve FLAKA.

Edhe pas informacionit të publikuar për mbërritjen e dërgesës së parë prej 24 mijë vaksina “Astra Zeneca”, numri i të interesuarve nuk rritet. Kur Ministri Filipçe njoftoi përmes një statusi në FB për ardhjen nesër të një dërgese vaksinash, 111,285 qytetarë kishin shprehur interes për imunizim. Të nesërmen, pasi u bë e njohur se sa vaksina do të fillojnë procesin më të gjerë të vaksinimit, vetëm 62 qytetarë shprehën interes në 24 orë.

Deri më tani, nga e premtja në mbrëmje, 124,910 të infektuar me virusin corona janë regjistruar në Maqedoni, që është 13 mijë më shumë se të paraqiturit për vaskinim. Diferenca po thellohet në ditët e kaluara ndërsa disa dhjetra qytetarë raportojnë çdo ditë, ndërsa numri i të infektuarve po rritet çdo ditë nga mbi një mijë raste të reja.

Në një ditë, numri i të vaskinuarve në vend u rrit nga 6,940 në 7,005 ose 65, sepse rezervat e Pfizer dhe Sputnik V po mbarojnë.

Interesi për vaksinim mund të shprehet përmes faqes https://vakcinacija.mk/, ndërsa ekziston mundësia e aplikimit përmes mjekëve amë për të moshuarit mbi 65 vjeç, si dhe aplikimit përmes odave mjekësore përkatëse, për shembull farmacistëve ose dentistëve.

Uebfaqja me emrin satirik vaksajns.mk (për shkak të shqiptimit në anglisht të Kryeministrit Zaev) ende ekziston, por tani kur të klikohet, hapet faqja e e drejtorisë e-uprava serbe ku mund të aplikohet për vaksinim në Serbi. FLAKA

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 27 Mars, 2021 20:26