Me mbi 90 % të votave Zaevi konfirmohet lider i LSDM

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 21 Mars, 2021 20:55

Me mbi 90 % të votave Zaevi konfirmohet lider i LSDM

Procesi zgjedhor në LSDM ka përfunduar në orën 19:00, dhe kandidati i vetëm për lider të partisë, Zoran Zaev ka fituar edhe një mandat tjetër 4-vjeçar në këtë parti.

Për Zaevin votuan “për” 59240 anëtarë, nga 68.999 sa janë paraqitur për të votuar.

“Sot, deri në orën 19:00 dalja ka qenë 90%. Sipas rezultateve të para, nga 237 vendvotime, kanë arritur rezultate për 227 vendvotime.

Për kandidatin Zoran Zaev kanë votuar 59240, 865 janë kundër, kurse fletëvotime të pavlefshme janë 277”, njoftuan nga Komisioni Zgjedhor.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 21 Mars, 2021 20:55