Me ditë të tëra pa bukë, që të ketë për fëmijët!

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 27 Mars, 2021 21:03

Me ditë të tëra pa bukë, që të ketë për fëmijët!

E gjithë banesa është bosh.

Në kuzhinë nuk ka asgjë për të ngrënë.

Jetojnë me qira në Çair të Shkupit, Familja Bakiu ka 4 vjet që kanë ardhur nga Velesi për të jetuar në Shkup.

Janë shpërngulur jo nga qejfi por nga halli.

Vajza e vogël 5 vjeçe, duhej të shkojë në logoped, e kushtet financiare nuk ia mundësonin familjes që të udhëtojë për çdo ditë nga 200 km.

I zoti i shtëpisë, Bislim Bakiu thotë se ushqim nuk ha me ditë të tëra vetëm e vetëm ta paguaj qiranë.

 “Në dy tre ditë do të ha, më shumë nuk ha bukë, vetëm të hollat i ruaj për qiranë që mos të mbes pa e paguar e të mbes në rrugë. Kjo qenka një gjë shumë e rëndë kur e sheh fëmijën se si është, se në çfarë gjendje e ke, i harron të gjitha. Vështirësitë e tjera që i ke i len anash për fëmijën”, tha Bislim Bakiu.

Nëna Hike thotë se tre fëmijët e saj kërkojnë kushte, por dy prindërit nuk po munden t’ia plotësojnë.

 “Me të vërtetë e kemi shumë rëndë, shumë me fëmijët po vuajm, njërin duhet me e dërgu tek mjeku njërën tek logopedi, shumë më vjen rëndë por çfarë të bëjmë.07:40 Fëmijët po i kërkojnë kushtet. Rëndë e kam shumë, kushtet s’i kemi, shtëpi nuk kemi, jemi me qira, qiraja është e rëndë”, u shpreh Hike Bakiu.

Kjo familje pesë anëtarëshe kërkon që t’i ndihmohet që të mund ta largojnë qiranë edhe të kenë një banesë të tyre, për të jetuar të qetë.

Për shkak të kushteve, tre fëmijët edhe pse duhet të jenë në shkollë ato nuk janë regjistruar.

Familja me ndihmën sociale që merr paguan vetëm qiranë ndërsa për ushqim nuk u mbetet asnjë denar.

Numër kontakti: +389 70 481 028

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 27 Mars, 2021 21:03