Me 69 vota pro! Glauk Konjufca zgjidhet kryetari i ri i kuvendit të Kosovës

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 22 Mars, 2021 10:43

Me 69 vota pro! Glauk Konjufca zgjidhet kryetari i ri i kuvendit të Kosovës

Glauk Konjufca është zgjedhur Kryetar i Parlamentit të Kosovës në legjislaturës e tetë.


I propozuari i Lëvizjes Vetëvendosje është zgjedhur me 69 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim nga 113 deputetë të pranishëm në sallë.

Glauk Konjufac më herët në qeverinë Kurti ka qenë ministër i Jashtëm. 

Tashmë deputetët pritet të zgjedhin e pesë nënkryetarët e parlamentit nga radhët e partive të tjera politike.

Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës janë mbajtur më 14 shkurt, ndërsa certifikimi i tyre u bë më 13 mars. 

Në njoftimin dërguar mediave nga Kuvendi i Kosovës është bërë i qartë edhe rendi i ditës:.

Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, Dhënia e betimit të deputetëve, Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 22 Mars, 2021 10:43