Mbrojtësi bëhet portier

Drin Zenku
Nga Drin Zenku 25 Janar, 2022 13:06

Mbrojtësi bëhet portier

Chaker Alhadhur u bë hero kombëtar i Komorosit pasi bëri pritje spektakolare në Kupën e Afrikës, edhe pse ekipi i tij humbi nga Kameruni dhe u eliminua nga kjo garë

Chaker Alhadhur është bërë hero kombëtar i Komorosit të hënën, përkundër eliminimit nga Kupa e Afrikës.

Mbrojtësi i majtë u shndërrua në portier pas lëndimit dhe daljes pozitiv me COVID të dy portierëve të kësaj Kombëtareje.

Komorosi mbeti me 10 lojtarë që nga minuta e shtetë kur kapiteni dhe qendërmbrojtësi Nadjim Abdou u ndëshkua me karton të kuq.

Sidoqoftë, kjo Kombëtare u mbajt mjaft mirë dhe për këtë meritat më të mëdha i ka Alhadhur.

Ai i bëri katër pritje bravoroze, duke e lënë ekipin e tij në lojë deri në fund të takimit.

Ai njëherësh u bë lojtari i parë në këtë turne që e nis lojën si portier.

Portieri i parë i Komorosit, Salim Ben Boina ndiente dhimbje dhe dy portierët tjerë rezultuan pozitiv me Covid.

Për këtë, Alhadhur bëri sakrifica dhe u fut në portë dhe e kreu për mrekulli detyrën e tij të re.

Gjithashtu, Komorosi luajti pa trajnerin kryesor, i cili po ashtu doli pozitiv me koronavirus.

Ngjarjet e pazakonta nga Kupa e Kombeve të Afrikës nuk kanë të ndalur.

Drin Zenku
Nga Drin Zenku 25 Janar, 2022 13:06