Mbledhje në BDI-Gostivar. Marrin pjesë edhe Bejta e Hasani

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 20 Tetor, 2022 21:57

Mbledhje në BDI-Gostivar. Marrin pjesë edhe Bejta e Hasani

Në zyrat e degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, sonte është mbajtur mbledhja e thirrur nga kryetari Valdet Xhaferi në përbërje të zgjeruar, njofton Flaka

Krahas anëtarëve të kryesisë, të pranishëm ishin edhe anëtarët e kryesisë qendrore të partisë, deputetët dhe përfaqesues të pushtetit ekzekutivit të deleguar nga dega e Gostivarit.

Gjatë mbledhjes që drejtoi kryetari i degës, u diskutua rreth zhvillimeve të fundit brenda partisë. Nga mbledhja që kaloi në atmosferë kontruktive dhe miqësore, u dha porosia që dega e BDI në Gostivar nga zhvillimet e fundit politike po del më e unifikuar dhe më e fortë se kurdoherë, njoftuan nga kjo parti.

Në mbledhje kanë marrë pjesë edhe anëtarët e kryesisë Nevzat Bejta e Talat Xhaferi, si dhe zv.ministri Bashkim Hasani. Flaka

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 20 Tetor, 2022 21:57