Mbi 1 mijë raste me Covid dhe 32 viktima në Maqedoninë e Veriut

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 31 Mars, 2021 20:55

Mbi 1 mijë raste me Covid dhe 32 viktima në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka shënuar sërish shifra rekord të viktimave nga Covid.

Në 24 orët fundit Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 32 pacientë nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen e rëndë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 3,781 humbje jete.

Autoritetet gjithashtu raportojnë se nga 4,445 teste të realizuara, 1,511 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë 587 pacientë kanë fituar betejën me koronavirusin.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 31 Mars, 2021 20:55