Mavrova do të bëhet një nga ski qendrat më konkuruese në Ballkan

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 6 Tetor, 2021 11:45

Mavrova do të bëhet një nga ski qendrat më konkuruese në Ballkan

Që nga fillimi i pandemisë e këtej, Mavrova ka shënuar një rritje të vazhdueshme të vizitorëve të cilët kanë shprehur dëshirë për të eksperiencuar bukuritë natyrore të këtij rajoni, ndërkaq që rajoni ka shtuar shumë përmbajtje cilësore.

Një vit pas hapjes së hotelit tashmë të famshëm “Mia’s Favorite” dhe kompleksit të apartamenteve “Lakeview by Mia’s”, grupi MFH njoftoi hapjen e hotelit atraktiv “Hotel Mavrovo” (i njohur më parë si Komercijalna), i cili do të akomodon vizitorët në afërsi të vetë qendrës së skijimit.

Njoftohet se “Hotel Mavrovo” do të vihet në funksion në dhjetor të këtij viti, ndërkohë që bëhet e ditur edhe struktura e re menaxhuese, e drejtuar nga Argent Aziri – Drejtor i Përgjithshëm për treshen e hotelit nën ombrellën e franshizës “Mia’s Favorite”.

Argent Aziri – Drejtor i Përgjithshëm

“Hotel “Mavrovo” përmbush vizionin tonë për ringjalljen e Parkut Kombëtar të Mavrovës në tërësi, të cilin e filluam me hapjen e hotelit të parë – ‘Mia’s Favorite’. Rritja jonë e shpejtë është dëshmi e atraktivitetit të Mavrovës dhe transformimit të tij në një destinacion të preferuar turistik gjatë gjithë vitit. Risitë që kemi paralajmëruar synojnë të stimulojnë më tej zhvillimin e kësaj zone dhe sezonin e ardhshëm presim turistë nga e gjithë Evropa,” tha drejtori i sapoemëruar, Argent Aziri.

Ai së bashku me ekipin menaxhues, të përbërë nga Aleksandra Mileva dhe Mirron Horvati si menaxherë administrativë të hoteleve, njoftojnë surpriza të mëdha për të gjithë vizitorët e Mavrovës.

Periudha e pandemisë ktheu Mavrovën në një nga destinacionet e preferuara për turistët vendas dhe rajonalë, ndërsa rivitalizimi i qendrës shpesh u atribuohet hotelit “Mia’s Favorite” dhe hoteleve simotra.

Për më tepër informata mund të merret në numrin e mëposhtëm: +389 78 238 232

 width=
Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 6 Tetor, 2021 11:45