Maqedoni, lajm i mirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Gjatë Verës nuk do të paguajnë taksë rrugore

Linda Limani
Nga Linda Limani 3 Prill, 2021 07:43

Maqedoni, lajm i mirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Gjatë Verës nuk do të paguajnë taksë rrugore

Lajm i mirë për shqiptarët e Luginës së Prshevës. Verës nuk do të paguajnë taksën rrugore në Maqedoninë e Veriut. Në shenjë falënderimi për vaksinat, Qeveria planifikon që gjatë verës të liroj qytetarët nga Serbia nga taksa rrugore. Këtë e paralajmëroi mbrëmë kryeministri Zoran Zaev në emisionin “Vetëm intervistë”, në Kanal5, përcjell LOBI

Me këtë nisëm, përfitojnë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës. Shqiptarët nga Medvegja, Bujanovci dhe Presheva, gjatë verës do të mund të lëvizin në Maqedoninë e Veriut të liruar nga taksa rrugore.

“Po mendojmë që gjatë verës automjeteve me targa të Serbisë tu ndajmë kartela për pikat pagesore, që të mos paguajnë taksën rrugore, tua kthejmë disi këtë të mirë, edhe pse kjo nuk ka çmim”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër. LOBI

Linda Limani
Nga Linda Limani 3 Prill, 2021 07:43