Lumiri i duhet Kosovës dhe demokracisë tonë

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 14 Mars, 2021 22:28

Lumiri i duhet Kosovës dhe demokracisë tonë

Berat Buzhala në Facebook

Lidhja Demokratike e Kosoves e dha prape provimin. Pas nje humbje te rende ne zgjedhjet e 14 shkurtit, ky subjekt politik tregoi nivel te larte te demokracise dhe pergjegjesise. Ne nje gare korrekte, duke pasur disa kandidate, LDK, per mendimin tim e zgjodhi me te mirin prej radheve te veta. Lumir Abdixhikun. Sipas meje, fitues ishte edhe Lutfi Haziri, qe me sportivitet, lojalitet dhe disipline te rralle, e pranoi rezultatin. Pra, LDK, ndonese e mundur ne zgjedhje, fitoi pas zgjedhjeve. I hapi rrugen vetes per t’u transformuar ne nje subjekt modern, te shekullit 21, pro perendimor, pro ekonomi te tregut te lire. Une vazhdimisht kam thene qe LDK eshte partia me demokratike ne vend. LDK as ne fillim e as tash nuk e ka kryetarin pronar te vetin, sic eshte rasti me subjektet tjera.

Perballe LVV dhe Albin Kurtit, Kosova ka nevoje qe te krijoje polin tjeter politik. Ate qe e balancon 50 perqindshin fitues. Ka nevoje per polin qe ruan demokracine dhe lirine.

Me Lumirin, me qasjen qe ai e ka, me ate cfare ka punuar dhe vepruar ne te kaluaren e tij, nje gje e tille eshte e sigurte.
PDK duhet me marre mesim prej LDK’se, nese deshiron qe te vazhdoje te ekzistoje si force politike. Kurse nese vazhdojne me operu – koken ne Hage e trupin ne Prishtine, do te mbesin as ne Hage e as ne Prishtine.

Kosova ka nevoje per nje klase te re politike. Ka nevoje per nje opozite te forte politike. Kjo ne fakt ishte edhe ana e vetme pozitive e fitores se LVV’se.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 14 Mars, 2021 22:28