Lulja që ju pëlqen dhe tërheq më shumë, zbulon një anë të paditur të personalitetit tuaj

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 22 Mars, 2021 15:47

Lulja që ju pëlqen dhe tërheq më shumë, zbulon një anë të paditur të personalitetit tuaj

Pothuajse të gjithë tërhiqen instinktivisht nga një lule. Pavarësisht se si duket, ajo lule zbulon diçka të pabesueshme se si jeni ju si person. Zgjidhni cila nga lulet ju tërheq më shumë dhe do zbuloni shumë për veten tuaj.

Tulipan

Ju jeni një njeri që keni humor të mirë. Njerëzit çuditen me temperamentin tuaj të butë dhe me energjinë që keni. Ata janë të lumtur që vijnë tek ju për të zgjidhur problemet e tyre. Ju jeni mjaft të ndjeshëm dhe të gatshëm për t’u kujdesur për të tjerët, sidomos për fëmijët, të afërmit, të moshuarit.

Trëndafili

Ju jeni shumë tradicionalë, por kjo nuk do të thotë që nuk keni shumë ide të freskëta, por shija juaj është klasike-elegante! Ju e doni historinë dhe traditën dhe shpesh mund të gjeni veten duke folur për biografitë e grave historike interesante.

Ju gjithashtu keni një anë romantike thellësisht të pasionuar dhe jeni shumë privatë. Këtë anë tuaj mund ta dinë vetëm disa njerëz të përzgjedhur mirë nga ju, shumica e njerëzve nuk plotësojnë standardet tuaja.

Lule Susan me sy të zi

Juve kurrë nuk ju ka interesuar mendimi që kanë të tjerët për ty dhe jeni shumë i lumtur me këtë zgjedhje. Të gjithë kanë një mendim për ju, kjo nuk do të thotë që duhet të dëgjosh! Në vend të kësaj, ju jetoni një jetë tërësisht origjinale dhe plotësisht me kushtet tuaja.

Ju mund të jeni një artist ose krijues, ose thjesht të keni një frymë krijuese të pashuar. I vendosni pasionet tuaja para gjithçkaje tjetër!

Lulëkuqja

Në shikim të parë, ju dukeni çuditshëm dhe eterik, por kur njerëzit ju njohin, ata kuptojnë se jeni shumë fëmijë brenda vetes dhe të çiltër.

Lule Vjollcë

Ju jeni të qetë dhe delikatë dhe nuk ka asnjë gjë të vështirë për ju. Ju preferoni një jetë të butë dhe të mos ngatërroheni me punët e të tjerëve. Ju pëlqen të keni një shtëpi në fshat dhe shpresoni që një ditë të realizoni dëshirën për jetuar mes gjelbërimit.

Shtëpia juaj është plot me bimë dhe oborri juaj i mbushur me zogj dhe fluturat.

Lule Bozhure

Ju jeni një romantik i madh dhe krenar për këtë gjë! Zemra ju është lënduar një ose dy herë, por në fund do keni një histori të bukur si në përralla. Kur të gjeni njeriun e zemrës, mund të mos jetë fare ashtu siç e prisni, por nuk mund të ishit më të lumtur. Ju keni të gjitha arsyet e botës që të bërë një jetë të lumtur.

Irisi

Ju jeni elegant dhe mbresëlënës, deri në pikën që ndonjëherë frikësoni njerëzit që nuk ju njohin mirë. Kjo përshtypje e parë fsheh një shpirt të ndjeshëm.

Ju jeni një udhëheqës i lindur në vendin e punës dhe në grupin tuaj të zgjedhur të miqve, por sapo njerëzit t’ju njohin, ata shpejt e kuptojnë se keni një anë të butë që bën gjithçka për një mik apo një të dashur në nevojë.

Daffodil

Jeni gjithmonë një person shumë i zënë me punë apo projekte! Sensi juaj i humorit është legjendar, dhe gjuha juaj është jashtëzakonisht e mprehtë. Ju pëlqeni të jeni në krye, gjithmonë duke kryesuar gjëra të madha. /tvklan.al

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 22 Mars, 2021 15:47