Lloji i virusit britanik përhapet edhe te fëmijët

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 24 Mars, 2021 10:36

Lloji i virusit britanik përhapet edhe te fëmijët

Mjekja Aspazija Sofijanova e cila është drejtoreshë e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve njofton se spitali për momentin është shëndruar në kovid qendër, sepse lloji i ri i virusit britanik përhapet edhe te fëmijët.

“Lloji i ri i virusit i sulmon edhe fëmijët dhe për momentin Klinika për Sëmundje Infektive është shëndruar në qendër kovidi. Pacienti më i ri pozitivë është një foshnje një muaj e gjysmë dhe është hospitalizuar së bashku me nënën e tij e cila gjithashtu është pozitive me virus.

Për momentin në klinikë ka 21 fëmijë pozitivë me Covid-19. Fëmijët që janë të shtruar në spital kanë dehidrim, gjendje të keqe, humbje të oreksit dhe nuk mund të kurohen në shtëpi, thotë Sofijanova për “Studio 10”

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 24 Mars, 2021 10:36