Lionel Messi në pushime luksoze në Miami me familjen, pas fitores së Copa America

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 23 Korrik, 2021 11:35

Lionel Messi në pushime luksoze në Miami me familjen, pas fitores së Copa America

Ylli 34-vjeçar i Argjentinës ka shkuar në Florida për të shijuar pushimet me familjen e tij, pasi ndihmoi Argjentinën të triumfojë ne trofeun e lakmuar Copa America.

Trofeu i fundit i Messit ishte i çmuar prej mungesës së titujve të tij me kombëtaren argjentinase të futbollit, dhe kjo përdorej shpesh nga kritiket e tij.

Herën e fundit që Argjentina kishte fituar Copa America ishte në vitin 1993, por ajo u rikthye dy javë më parë me fitoren e tyre 1-0 ndaj rivalëve historikë Brazil në stadiumin Maracana.

Messi ka folur shpesh për dashurinë e tij për Shtetet e Bashkuara dhe veçanërisht për Florida, prandaj ka përdorur kohën e tij të lirë për të kaluar më shumë kohë atje.

Siç mund të pritet për një nga yjet më të famshëm të sportit, akomodimi i pushimeve të Messit ishte mjaft impresionues.

Messi, bashkëshortja e tij Antonella dhe fëmijët qëndruan në rezortin Key Biscayne pranë Miami ku morën me qera një shtëpi luksi.

Shtëpia e pushimit ishte me katër kate, pesa tualete dhe një pishinë gjigande, të cilat kushtojnë një totale prej $200,000 në muaj.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 23 Korrik, 2021 11:35