Limani tregoi arsyen pse u largua nga BDI

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 24 Mars, 2021 22:13

Limani tregoi arsyen pse u largua nga BDI

Fatmir Limani sonte në Click Plus në TV21 tregoi arsyen se pse u largua nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Limani tha se nga BDI është larguar pasi që ka parë elemente të shkrirjes së BDI-së në LSDM.

“Kam parë elemente të shkrirjes së BDI-së në LSDM, prandaj u largova nga partia”, tha mes tjerash, Fatmir Llimani.

Kujtojmë që Fatmir Limani, para një javë shpalli edhe kandidaturën e tij për Komunën e Kërçovës si kandidat i pavarur.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 24 Mars, 2021 22:13