Limani: BDI të reflektojë, ose do të shkatërrohet

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 25 Mars, 2021 07:37

Limani: BDI të reflektojë, ose do të shkatërrohet

I dorëhequri tashmë nga BDI-ja dhe kandidati i pavarur për kryetar të Kërçovës, Fatmir Limani ka folur për gjendjen në të cilën gjendet partia.

Ka kritikuar në lidhje me mosrespektimin e strukturave të partisë gjatë emërimit të funksionarëve të kësaj partie, për çfarë ka porositur se nëse nuk reflekton, do të shkatërrohet.

“BDI-ja ose do të reflektojë, ose do të shkatërrohet. Mesazhi im është i qartë”, tha Limani.

Në lidhje me kandidaturën e tij në Kërçovë, thotë se nuk pranon kompromis me BDI-në sa i takon listës së këshilltarëve duke thënë, se: BDI-ja që të dëshmojë se është kundër kandidaturës sime, duhet të dalë me listën e vetë”.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 25 Mars, 2021 07:37