Lëndohet një punëtor, duke punuar në një ndërtesë në Shkup

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 3 Prill, 2021 16:56

Lëndohet një punëtor, duke punuar në një ndërtesë në Shkup

Një person 57-vjeçar nga Kriva Pallanka u lëndua derisa ka kryer punë ndërtimore në një ndërtesë në ndërtim në rrugën “Bosnjë e Hercegovina” në Shkup.

“Dje rreth orës 12:00 në Stacionin policor Çair u denoncua se, derisa ka kryer punë ndërtimore në një ndërtesë në ndërtim në rrugën ‘Bosnjë e Hercegovina’, u lëndua personi A.S. (57) nga Kriva Pallanka. Ai u dërgua në Spitalin e përgjithshëm të qytetit ‘Shën Naumi i Ohrit’”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Për ngjarjen, siç njoftuan nga MPB-ja, u informua inspektori i punës dhe po punohet për zbardhjen e rastit.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 3 Prill, 2021 16:56