Lëndohet LeBron James, kjo është gjendja e tij
Lëndohet LeBron James.
LeBron James është lënduar dhe ka lëshuar sallën në përballjen me Atlanta Hawks.
LeBron James ka lënduar kyçin e këmbës në ndeshjen ndaj Atlanta Hawks dhe ka lëshuar sallën.
LA Lakers në fund humbën ndeshjen me rezultatin final, Lakers 94-99 Atlanta Hawks.
James deri në momentin e lëndimit luajti mirë, ai shënoi 10 pikë një kërcim dhe katër asistime.
James pësoi lëndim në këmbë, por qëndroi edhe disa minuta ku shënoi një trepikësh dhe më pas u nis për në zhveshtore.
Lakers ende nuk kanë reaguar në mënyrë zyrtare dhe nuk dihet kohëzgjatja e lëndimit apo serioziteti i tij.