Lajm pikëllues, ndërron jetë Noari 4-vjeçar nga Gostivari

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 20 Mars, 2021 21:59

Lajm pikëllues, ndërron jetë Noari 4-vjeçar nga Gostivari

Operacionet dhe trajtimi në Turqi, duket se nuk i ndihmuan 4-vjeçarit, Noar Osmani që të luftojë tumorin në veshkë.

Ai ka ndërruar jetë në Turqi, ku po vazhdonte kurimin pas operacionit.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

“Me keqardhje ju njoftojmë se ka ndërruar jetë engjëlli i vogël, Noari. Ju që ndihmuat dhe u lutëtë për shëndetin e tij, Zoti ju begatoftë me mirësi”, thonë familjarët.

Noari kishte 3 muaj që po qëndronte në Turqi. Në fillim kreu operacionin për tumorin në veshkë, por meqë kishte pasur komplikimi, iu nënshtrua edhe një operacioni.

Ngushëllime familjes!

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 20 Mars, 2021 21:59