Ky anëtar mbretëror u infektua me koronavirus në funeralin e Elizabeth

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 25 Shtator, 2022 11:03

Ky anëtar mbretëror u infektua me koronavirus në funeralin e Elizabeth

Mbi 2 mijë persona u ftuan në “lamtumirën e fundit mbretërore” të monarkes më jetëgjatë në Westminster Abbey, 500 prej të cilëve ishin krerë shtetesh dhe mbretër të vendeve të tjera.

Të ftuarit mund të kenë qenë më shumë në rastin e Mbretëreshës Elizabeth, sesa te funerali i Princit Philip ku morën pjesë më pak pak për shkak të koronavirusit.

Megjithatë, nuk munguan surprizat pasi një anëtar mbretëror i shtëpisë daneze u infektua me koronavirus. Konkretisht, Mbretëresha Margrethe II e Danimarkës doli pozitive për COVID-19. Familja mbretërore daneze njoftoi lajmin dy ditë pasi vjehrra e Princeshës Mary mori pjesë në funeralin shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth në Londër.

“Mbretëresha rezultoi pozitive për COVID-19 dje në mbrëmje dhe tani po qëndron në Pallatin Fredensborg. Aktivitetet e Mbretëreshës këtë javë janë anuluar”, tha Shtëpia Mbretërore në një deklaratë më 21 shtator.

Mbretëresha Margrethe dhe djali i saj i madh, Princi i Kurorës Frederick, ishin ndër anëtarët mbretërorë të huaj që udhëtuan në Londër për funeralin shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth të hënën, më 19 shtator. Ata u ulën në rreshtin e parë gjatë shërbimit në Westminster Abbey. Në të njëjtën ditë, Mbretëresha udhëtoi për në Windsor për të marrë pjesë në ceremoninë në kështjellën e Shën Gjergjit.

Mbretëresha e Danimarkës i ka dërguar ngushëllimet e saj mbretit Charles III pas vdekjes së nënës së tij më 8 shtator. “Thellësisht i prekur nga lajmi i trishtuar i vdekjes së nënës suaj të dashur, ju dërgoj juve dhe Camilla-s mendimet dhe lutjet e mia më të ngrohta. Nëna juaj ishte shumë e rëndësishme për mua dhe familjen time. Ajo ishte një figurë e lartë midis monarkëve evropianë dhe një frymëzim i madh për të gjithë ne. Do të na mungojë tmerrësisht”, tha monarkja daneze në mesazhin e saj drejtuar Charles./abcnews.al

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 25 Shtator, 2022 11:03