Kuvendi pa kuorum, 3 deputetë të infektuar nga Covid-19

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 14:08

Kuvendi pa kuorum, 3 deputetë të infektuar nga Covid-19

Kuvendi nuk pati kuorum dhe prandaj nuk arriti të miratojë rendin e ditës së seancës së 34-të me radhë, kjo për shkak se 3 deputetë janë të infektuar nga Covid-19.

Këtë e bëri të ditur vetë kryeparlamentari Talat Xhaferi, pasi konstatoi se rendi i ditës nuk aprovohet ngaqë “për” votuan vetëm 59 deputetë.

“Për fat të keq, duhet të konstatoj se 59 deputetë të shumicës janë prezentë. 3 deputetë janë penguar të marrin pjesë në këtë seancë, për shkak se janë të infektuar nga koronavirusi. Dy prej tyre kanë marrë vendim për izolim sepse janë të infektuar nga Kovid-19, ndërkaq i treti, i cili ka simptme, pret rezultate”, tha Xhaferi, transmeton TV21.

Votimi për këtë pikë do të vazhdojë ditëve në vijim, për çfarë Xhaferi do të njoftojë në mënyrë shtesë.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 14:08