KSHZ, ja rezultatet zyrtare në Kërçovë

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 1 Nëntor, 2021 12:20

KSHZ, ja rezultatet zyrtare në Kërçovë

120 vendvotime, 120 kuti të numëruara dhe 100 % vota përpunuara. Këto janë të dhënat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për zgjedhjet e së dielës në komunën e Kërçovës, njofton FLAKA.

Numri i përgjithshëm i votuesve në listën e votuesve ka qenë 50.746, ndërsa votuan 24.414 qytetarë. Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme ka qenë 698, ndërsa numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të vlefshme ishte 23.763.

Në bazë të rezulltatit, Fatmir Dehari ka fituar 12.935 vota kundrejt Aleksandar Jovanovskit e cili mori 10.828. Këto rezultate nxjerrin fitues Fatmir i cili mori verdiktin e banorëve për të drejtuar Pushtetin Lokal në Kërçovë edhe në katër vitet e ardhëshme. FLAKA

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 1 Nëntor, 2021 12:20