Koronaviruesi një fatkeqësi pa datë!

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 21 Mars, 2021 20:40

Koronaviruesi një fatkeqësi pa datë!

Shpërthimi i koronavirusit nuk dihet kur ka ndodhur.

Për dallim nga fatkeqësitë tjera që janë regjistruar në botë, sikurse luftërat botërore, shpërthime vdekjeprurëse, apo tërmete të fuqishme, koronavirusi nuk dihet se kur ka dalë nga tregu i kafshëve.

Megjithatë, secili mund të gjejë shembuj të ndryshëm për të shënuar njëvjetorin e pandemisë.

Në mesin e tyre, dita kur Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur koronavirusin pandemi, kur është paraqitur rasti i parë në vendlindje, shkuarja për herë të fundit në zyrë, udhëtimi i fundit, darka e fundit në restorant apo vdekja e parë në qytet.

Ndonëse përbën një nga kërcënimet më të mëdha për botën, koronavirusi ka një prej strukturave më të vogla në planet.

Copëzat e tij janë më të vogla se rruazat e kuqe dhe apo të bardha të gjakut.

Të pamundshme që të shihen me sy të lirë.

JETA DHE VDEKJA

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, një vit pas shpërthimit, koronavirusi ka infektuar mbi 117 milionë persona dhe ka lënë të vdekur mbi 2.6 milionë pacientë.

Prandaj për persona me përvoja të tilla, jeta mund të mos jetë më kurrë e njëjtë.

Por, krahas numrit të madh të viktimave, jetë të reja janë regjistruar çdo ditë.

Fëmijët e “Gjeneratës COVID”, mund të kenë qenë disa prej pak gjërave të mira të vitit 2020.

Punëtorët shëndetësorë janë përshëndetur vazhdimisht për punën e tyre heroike. Në vijë të parë të frontit, punë me orare të gjata dhe me shumë plagë shpirtërore e fizike, pamja e tyre ka qenë e ngjashme sikurse kjo infermiere.

RRUGA DREJT SHËRIMIT PAS MPOSHTJES SË COVID-19

Shërimit të një pacienti nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi, i gëzohen të gjithë.

Madje me raste, festa nis në spital.

Mirëpo jo secilën herë gjithçka mbaron aty.

Pacientët që kanë mposhtur këtë sëmundje, më vonë kanë raportuar për probleme tjera shëndetësore:

  • Dhimbje muskujsh apo dhembje koke
  • Rrahje të shpejta të zemrës
  • Humbje të nuhatjes dhe shijes
  • Rënie flokësh apo
  • Probleme me gjumë

ADAPTIMI ME JETËN NË PANDEMI

Për një vit njerëzit kanë mësuar shumë:

  • fëmijët si të mësojnë nga shtëpitë
  • si të vizitojmë familjarët e moshuar
  • apo se si të qetësohen kafshët shtëpiake gjatë takimeve të punës.

JETA NË IZOLIM

Mbyllja brenda mureve të shtëpisë ka testuar durimin e secilit.

Por, fëmijë si Bianca ia kanë dalë disi.

SHKRIRJA E DALLIMIT PUNË-SHTËPI

Dhomat e gjumit janë kthyer në zyra dhe pak njerëz janë kujdesur për pamjen fizike.

Mirëpo kur parukeritë janë hapur, dallimi ka qenë i qartë.

ÇFARË TJETËR KA NDRYSHUAR?

  • Qytetet kanë fjetur, përfshirë Nju Jorkun
  • organizimet kulturore janë ristruktuar
  • janë hequr nga lista planet për të shkuar me shumë persona nëpër kinema.

PROTESTA KUNDËR IZOLIMIT NË GJITHË BOTËN

Të gjitha këto ndryshime kanë nxitur shumë shqetësime për shëndetin mendor.

Në këtë periudhë janë rritur raportimet për dhunë në familje, për rritje të depresionit dhe probleme të rënda financiare.

Njerëzit kanë kërkuar që ta gëzojnë sërish lirinë.

LAMTUMIRA DHE KTHIMI I SHPEJTË I KORONAVIRUSIT NË ÇEKI

Në valën e parë të pandemisë, autoritetet çeke janë përshëndetur për një menaxhim shumë të mirë të situatës.

Pak të infektuar, pak viktima, ndonëse në izolim të plotë dhe me kufij të mbyllur.

Sapo janë hapur dyqanet dhe janë lehtësuar masat e kufizimit, banorët e Çekisë kanë organizuar festë në Urën e Karlit, me një tavolinë 500 metra të gjatë, për t’i dhënë lamtumirën koronavirusit.

Relativisht shpejt, Çekia e ka prekur ekstremin e kundërt.

Duke nisur nga fundi i vitit 2020 e deri në mars të vitit 2021, situata me pandeminë në Çeki ka marrë tatëpjetën.

Përveç përhapjes së varianteve të koronavirusit, situatës i ka kontribuuar edhe mungesa e vaksinave.

Pavarësisht situatës së rëndë, humorin nuk e kanë humbur të gjithë.

Një pastiçeri në Pragë ka shtuar në listën e ëmbëlsirave koronavirusin dhe vaksinat.

LIDHJET E NJERËZVE NË BOTËN E DISTANCUAR

Përveç mbylljes së kufijve dhe pamundësisë për të udhëtuar, shumë familjarë që jetojnë edhe brenda të njëjtin qytet, nuk janë parë me muaj.

Thirrjet si “Mbani distancën fizike” dhe “Vendose maskën”, i janë ngulitur secilit në kokë.

Megjithatë, njerëzit kanë gjetur mënyra për t’u përqafuar, dhe për t’ua kujtuar të tjerëve që dashuria nuk futet në karantinë.

Për shumë të tjerë, pandemia mund të ketë qenë edhe moment reflektimi.

Pyetjet e llojit “Si mund të ndodhë kjo? dhe “A është kjo jeta që dua për veten?”, kanë rezultuar me vendime që kanë ndryshuar rrjedhën e jetës.

Pak para përvjetorit të parë të pandemisë, një ilustrim është shpërndarë gjithandej në rrjete sociale me mesazhin “Marsi i vitit 2021 po vjen ndërkohë që ne ende jemi duke përtypur marsin e vitit 2020”.

Viti 2020 është përcjellë kryesisht me ndjenjë të hidhërimit, zemërimit dhe frikës.

Viti 2021, mund të jetë vit i përballjes me realitetin e ri.

A jemi gati?

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 21 Mars, 2021 20:40