Komuna Saraj shpërndau 25 vendime pune

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 17 Mars, 2021 14:49

Komuna Saraj shpërndau 25 vendime pune

Sot në ambientet e Komunës së Sarajit u shperndanë 25 vendime pune ku 23 vendime janë për mësimdhënës dhe 2 prej puntorë administrativ.

Kryetari Blerim Bexheti dhe drejtorët e të gjitha shkollave angazhohen për një arsim sa më cilësorë dhe efikas.

“Arsimtarët në këtë drejtim japin një kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, që është edhe obligim institucional dhe kombëtar. Ne si komunë jemi të përkushtuar dhe angazhohemi që të krijojmë kushte dhe investojmë në infrastrukturën shkollore”, tha Bexheti

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 17 Mars, 2021 14:49