KNAUF – fituese e çmimit kompania me partneritet të sukseshëm në katalogun TOP100

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 23 Mars, 2021 13:10

KNAUF – fituese e çmimit kompania me partneritet të sukseshëm në katalogun TOP100

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka 15 vite që zhvillohet dhe ngrihet me sukses si një institucion profesional, i cili jep vazhdimisht mbështetje për bizneset në vend. Si element i rëndësishëm i punës së Odës është rritja dhe zhvillimi i vazhdueshëm i kompanive, si dhe ekonomia në tërësi.

Oda kremtoi vitin e kaluar 15 vjetorin e ekzistencës së saj, me edicionin 10-të jubilar të ngjarjes më të madhe dhe më prestigjioze TOP 100. Nëpërmjet kësaj ngjarjeje, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore nxjerr në pah suksesin e kompanive anëtare të Odës. Qëllimi dhe misioni i ngjarjes TOP 100 është promovimi i kompanive më të suksesshme, t’u jepet rëndësi meritave të sipërmarrësve, si dhe të inkurajohen bizneset që të investojnë në vazhdimsi.

Përmes ngjarjes TOP 100, Oda kryen renditjen e kompanive më të fuqishme dhe i shpërblen ato më të suksesshmet nëpërmjet kategorive të paracaktuara dhe sistemit të pikëve. Nga çmimet e shumta që u ndanë në edicionin e 10-të jubilar të ngjarjes TOP 100, çmimi për kompaninë me partneritet të suksesshëm i takoi kompanisë Knauf.

Knauf është kompani që është vazhdimisht në rritje, e themeluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut në Qershor të vitit 1994, si zyrë tregtare dhe teknike përgjegjëse për tregun maqedonas, e cila në vitin 1997 bleu aksione në fabrikën Radika në Dibër dhe ndërtoi një fabrikë të re moderne dhe të fuqishme.

Cilësia e produkteve të ofruara nga Knauf Maqedoni, garantohet nga sistemi i implementuar i menaxhimit, në përputhje me standardet ndërkombëtare ISO 9001, ISO 14001 dhe OHSAS 18001. Përsosmëria biologjike e produkteve, si dhe mbrojtja e mjedisit janë prioriteti kryesor i kompanisë dhe për ta arritur këtë, Knauf investon vazhdimisht në teknologji inovative dhe më të fundit të prodhimit. Përvoja shumëvjeçare në pjesën tregtare dhe teknike të sistemeve Knauf, e bën këtë kompani partner të përkryer për konsultim dhe planifikim të ndërtimit të objekteve.

KNAUF – fituese e çmimit kompania me partneritet të sukseshëm në katalogun TOP100

Vlera që e dallon nga të tjerët, është se Knauf investon vazhdimisht në punonjësit e saj dhe cilësinë e tyre, duke siguruar kështu zhvillimin e vijueshëm dhe të qëndrueshëm, si dhe gjetjen e zgjidhjeve për të gjitha sfidat me të cilat kompania mund të përballet në të ardhmen.

Partneritetet e fuqishme dhe planet strategjike të ndërtuara nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore janë me qëllim të mbajtjes së ekonomisë dhe bizneseve në rritje dhe zhvillim e sipër. Prioriteti i Odës është ndërtimi i një mjedisi të qëndrueshëm në të cilin kompanitë të mund të investojnë dhe të çojnë përpara bizneset e tyre.

Tekst i sponsorizuar

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 23 Mars, 2021 13:10