Klopp i thotë jo Gjermanisë

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 22:08

Klopp i thotë jo Gjermanisë

Sot gjatë ditës, Federata e Futbollit të Gjermanisë njoftoi publikun për largimin e trajnerit gjerman, Joachim Low, i cili drejton Kombëtaren gjermane që nga viti 2006.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është një nga kandidatët potencial për ta zëvendësuar fituesin e Kupës së Botës me Gjermaninë, Low.

Megjithatë, trajneri i kampionit aktual të Premierligës, Jurgen Klopp, ka refuzuar marrjen përsipër të Kombëtares Gjermane.

“A jam i lirë gjatë verës për të qenë trajner i Gjermanisë? JO!” , ka thënë Jurgen Klopp.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 22:08