Kërçovë, hapet zyrë e shërbimeve për mbështetje të bujqësisë para

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 17 Mars, 2021 14:38

Kërçovë, hapet zyrë e shërbimeve për mbështetje të bujqësisë para

Shoqata “Koalicioni rural” sot hapi zyrën e saj në Kërçovë e cila do të ofrojë mbështetje për popullatën vendore në shfrytëzimin e shërbimeve elektronike, si nevojë e kohës, sidomos në këtë periudhë të krizës globale shëndetësore.

Shoqata “Koalicioni rural” në kuadër të projektit “Digjitalizimi në bujqësi-Tani” do të ofrojë mbështetje për shërbimet elektronike dhe agjendën digjitale sidomos tek pjesa e qytetarëve që nuk i përdorin kartelat elektronike, raporton TV21.

Liljana Jonoski, drejtoreshë ekzekutive e “Koalicionit rural” tha se gjatë periudhës që vjen do të punojmë në informimin e popullatës vendore për hapjen e qendrës për shërbime elektronike, do të japim mbështetje teknike për qytetarët në shërbimet elektronike përmes puntorive on-line që do të rrisin kapacitetet e edukimit digjital të qytetarëve, për të qenë pjesë e platformës së digjitalizuar rurale.

“Digjitalizimi në bujqësi-Tani”, do të jetë e hapur për qytetarët dhe do të ofrojë informacione dhe shërbime për shfrytëzimin e subvencioneve përmes aplikimit elektronik.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 17 Mars, 2021 14:38