KE me ndryshime në mekanizmin për autorizim të eksportit të vaksinave
Komisioni Evropian sot i vendosi disa ndryshime në mekanizmin e vet për autorizimin e eksportit të vaksinave drejt vendeve të treta, qëllimi është të ketë transparencë më të madhe në tregtinë me vaksinat, një prej pasojave është që vendet e Ballkanit Perëndimor më nuk do të jenë të përjashtuara, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.
Këto ndryshime pasojnë pasi BE u ballafaqua me probleme të shumta rreth dërgesës së vaksinave nga kompanitë farmaceutike dhe mungesa e dozave në vendet anëtare që të vaksinohet popullata.
Mekanizmi nënkupton se që tani e tutje proporcionaliteti dhe reprociteti do të jenë parimet kryesore e lejeve për eksportimin e vaksinave drejt vendeve të treta.
Sipas kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, nevoja për këto ndryshime vjen prej asaj që vendet e BE-së përballen me valën e tretë të Kovid-19, ndërsa disa kompani nuk i respektojnë obligimet e marrëveshjeve të dakorduara për dërgimin e dozave në BE.
Përveç ndryshimeve në pjesën e reprocitetit dhe proporcionalitetit, ndryshimet e sotme në rregullativë përfshijnë edhe shtatëmbëdhjetë vende të cilat deri më tani ishin përjashtuar nga ky mekanizëm për mbikëqyrjen e eksportit, midis tyre është edhe Maqedonia e Veriut si edhe të gjitha vendet e tjera të rajonit si edhe njëmbëdhjetë vende në mbarë botën.
Mbeten të përjashtuara 92 vende me të ardhura të ulëta ose të mesme si edhe eksportimi i vaksinave për qëllime humanitare.
Me këtë vendim Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të cilat më nuk janë të përjashtuara në rregullativë do të duhet t’i plotësojnë një sërë kushtesh që të marrë vaksina prej BE-së përmes eksportit. Kushtet kryesisht lidhen për gjendjen epidemiologjike dhe shkallën e vaksinimit.