Karantinë për të gjithë ata që nga vendet afrikane hyjnë në Maqedoni

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 17:51

Karantinë për të gjithë ata që nga vendet afrikane hyjnë në Maqedoni

Qeveria në seancën e saj që u mbajt sot, ka sjellë vendim, që të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe ata të huaj, që në vendin tonë do të vijnë nga Afrika, t’i nënshtrohen karantinës shtetërore.

Kjo bëhet për shkak të llojit të ri të Covid-19 që është paraqitur në Afrikë.

“Do të ketë izolim të detyrueshëm në kushte shtëpiake për të gjithë ata qytetarë që kthehen nga kontinenti afrikan dhe është miratuar vendimi, me çka është obliguar sekretari i përgjithshëm, të sigurojë objekt adekuat për karantinë shtetërore, për të huajt që vijnë nga kontinenti afrikan. Theksoj, se këto dy vendime janë për hyrje në shtetin tonë, për shtetasit tanë dhe të huaj të cilët kthehen nga kontinenti afrikan, për shkak të llojit afrikan dhe paqartësitë që janë rreth tij”, njoftoi kryeministri Zoran Zaev.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 17:51