Kanalizim fekal dhe kanalizim atmosferik për Bllokun Urban 21 në Gostivar

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 16 Mars, 2021 17:31

Kanalizim fekal dhe kanalizim atmosferik për Bllokun Urban 21 në Gostivar

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se sot në seancën e 54, Qeveria e Republikës së Мaqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin mbi prokurimin publik shumëvjeçar për financimin e aktivitetit për ndërtimin e kolektorit fekal, kanalizimit fekal dhe kanalizimit atmosferik për Bllokun Urban 21 në Gostivar, trasmeton Lobi.

Ministri Naser Nuredini bëri me dije që vlera e parashikuar e projektit në komunën e Gostivarit është 151 187 460.00 denarë, dhe mjetet janë siguruar nga Buxheti i MMJPH-së për vitin 2021-2023.

Ndërkohë, zv.kryeministri Grubi bëri me dije që qeveria obligoi ministrinë e Financave që në bazë të mendimit të dhënë pozitiv të sigurojë mjetet e parashikuara në Buxhetin e saj për vitin 2022, përkatësisht të ndajë 77.335.260,00 denarë dhe për vitin 2023 edhe 31.215.200,00 denarë.

Kanalizim fekal dhe kanalizim atmosferik për Bllokun Urban 21 në Gostivar

“Kujdesemi për Gostivarin. Edhe sot drejtova seancën e Qeverisë ku shqyrtuam miratuam edhe Informacionin e Ministrit Nuredini për furnizim publik të financimit të aktivitetit për ndërtimin e kolektorit fekal, kanalizimit fekal dhe atmosferik për Bllokun urban 21 në Gostivar”, shprehet Grubi.

E rreth projktit janë prononcuar edhe nga dega e BDI në Gostivar.

“Në rend të parë interesi i qytetarëve. BDI po dëshmon në vepër që kur filitet për Gostivarin nuk sheh se kush është Kryetar komune por realizon projekte në dobi të komunitetit. Është ky një nga shumë projekte kapitale që qeverisja qendrore realizon në këto katër vite në komunën e Gostivarit. Ta gëzojnë banorët e Gostivarit”, thonë nga BDI – Gostivar. LOBI.MK

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 16 Mars, 2021 17:31