Ka filluar faza e dytë për mentorët mësues

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 24 Mars, 2021 14:28

Ka filluar faza e dytë për mentorët mësues

Përzgjedhja e mësuesve që do të jenë mentor nga shtatori i ardhshëm ka hyrë në fazën e dytë të saj. Sipas Byrosë për Zhvillimin e Arsimit (BZHA), megjithëse thirrja publike parashikonte 355 mësues mentor për arsimin fillor, deri më tani janë zgjedhur vetëm 200 mësues, të cilët kanë përmbushur kushtet dhe kanë kaluar në fazën tjetër të përzgjedhjes. Nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit thonë se është duke vijuar vizita e këshilltareve të tyre në klasat dhe orët mësimore të mësuesve për t’i parë se si po punohet me nxënësit dhe si zhvillohet ora mësimore.

“Përveç vizitës në orën mësimore, gjithashtu edhe dosja e tyre profesionale do të kontrollohet. Kur të përfundojë kjo periudhë, vijon faza e tretë, kur do të jetë e nevojshme të merret mendim për kandidatët nga kolektivi mësimor i shkollës, ku kandidatët japin mësim pa përfshirjen e drejtorit dhe më në fund – në maj për tu bërë lista e renditjes me kandidatët e përzgjedhur të cilët do të bëhen mentorë”, informojnë nga BZHA. Ndërkohë nga BZHA kanë bërë të ditur se nëse kandidati për mentor zhvillon orën mësimore nga distanca, atëherë kontrollori nga BZHA do të marrë pjesë në një orë mësimore në internet.

Në total, 991 mësues të shkollës fillore në vend kanë aplikuar aplikuan në thirrjen publike të shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Paga e mësuesit-mentor, siç shpjegohet nga MASH, do të jetë më e lartë për 2869 denarë apo rreth 45 euro. Nga MASH-i bëjnë të ditur se kjo nuk është mundësia e vetme që mësuesit të marrin titullin mentor, por që në të ardhmen do të ketë edhe thirrje të tjera duke pasur parasysh faktin se numri i vendeve të kërkuara nga thirrja e parë nuk është plotësuar. Mësuesit kanë të drejtë të avancohen në karrierën e tyre dhe kjo e drejtë është e garantuar nga Ligji i ri për mësuesit dhe bashkëpunëtorët profesionistë në shkollat​ fillore dhe të mesme, i krijuar si pjesë e Planit për një reformë të plotë të sistemit kombëtar të arsimit. Avancimi i tyre në karrierë synon të ndikojë në motivimin personal të mësuesve për punë dhe të kontribuojë në ngritjen e dinjitetit dhe rëndësisë shoqërore të veprimtarisë arsimore.

Ndryshe, detyra e mentorit mësues në shkollë do të jetë që t’i asistoj dhe t’ju ndihmoj mësueseve të sapo punësuar në shkollë në përgatitjen e materialit mësimor dhe kryerjen e punëve administrative në punë. (koha.mk)

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 24 Mars, 2021 14:28